Eksperti i aviacionit civil: Kjo situatë ka vetëm humbës, bllokimi i Rinasit duhej parandaluar

8 Prill 2021 | 16:43

Feliks Baci, ekspert në fushën e aviacionit civil thotë se situata e krijuar në aeroportin e Rinasit nuk i leverdis askujt dhe duhet shmangur bllokimi.

Ai thotë se “kur dy palë kanë pretendimet e tyre gjëja më e thjesht është që mund të ishte parandaluar”.

Nga ana tjetër eksperti e cilëson jo etike grevën pa paralajmërim pasi kjo gjë cilësohet një shkelje etike.

“Në një situatë të tillë, si pala që e ofron dhe ajo që e merr, nuk duhet parë kush është humbës dhe kush është fitues. Nuk duhet të ndodhte”, tha Feliks Baci.

Eksperti i fushës së aviacionit civil thotë se në këtë situatë çdo gjë është e mundur për zgjidhjen e problemit.

Edhe pse i ndan në zgjidhje afatgjatë dhe afatshkurtër, shtoi se kontrollorët tha se janë persona me kualifikim të lartë.

“Punonjësit e kullës së trafikut ajror janë pajisur me disa licenca që janë të standardit evropian. Ashtu si një shqiptar mund të punësohet në Bruksel apo Lituani, njësoj një lituanes mund të vijë të punë këtu. Kjo tregon nivelin e lartë që kanë kontrollorët ajror”, deklaroi eksperti.

Feliks Baci shprehet optimist se situata do të zgjidhet shumë shpejt pasi thotë se kemi të bëjmë me një problem që lidhet me interesa ekonomikë dhe jo çështje teknike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026