Eksperti i ekonomisë: Qytetarët pritet të përballen me rritje të çmimit të energjisë në 2022
Eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko tha për Euronews Albania se një rritje e ekonomisë me afro 18% në tremujorin e dytë të 2021 është pamjaftueshme për të dhënë detaje për zhvillim të ekonomisë së vendit.
“Rritja prej 18% vjen si pasojë e rikuperimit të ekonomisë pas pandemisë”, u shpreh eksperti, teksa shtoi se realisht viti 2021 dëshmon që ka një rritje ekonomike të mirë, por natyrshëm mund të ndërtojmë pritshmëri të fryra.
Z. Ciko nënvizoi se më rëndësi është të dimë sesa kjo rritje e ekonomisë përkthehet në mirëqenie për shqiptarët.
Ai u shpreh më tej se termi “krizë energjetike” është i tepruar, pasi kjo është një gjendje e përkohshme. Eksperti theksoi se qytetarët do të përballen me ritje të pritshme të çmimit të energjisë gjatë vitit të ardhshëm.
“Në dhjetor Enti Rregullator do duhet të shikojë çmimin e energjisë për vitin e ardhshëm. Qytetarët do të përballen me këtë rritje të pritshme të çmimit të energjisë gjatë vitit të ardhshëm”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:18 Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar