Eksperti i Kryqit të Kuq tregon sesi të veprojmë në raste aksidentesh

24 Nëntor 2021 | 08:29

“Në aksidentet me autobusë, është shumë e nevojshme jo vetëm trajnimi i stafit, por edhe udhëzimi i pasagjerëve si të veprojnë në raste emergjente, aksidentesh”. Kështu u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” Kristian Kura, koordinator i ndihmës së në Kryqin e Kuq Shqiptar.

Z. Kura shpjegoi sesi duhet të veprojnë pasagjerët gjatë një aksidenti me autobus, ku nënvizoi se duhet të përdoret dalja emergjente, duke thyer xhamin e emergjencës.

“Edhe autobusi ka një dalje emergjente që mund të jetë nga xhami. Ka diçka metalike që thyhet xhami, që ndodhet pranë xhamit. Ka raste që personat ngelin brenda dhe s’mund të dalin dot, pasi nuk kanë informacion”, tregoi ai.

Z. Kura tha se çdo mjet automobilist duhet të ketë brenda kutinë e ndihmës së parë që është bazike. Po kështu, sipas tij me rëndësi është edhe mbajtja e bombolës së fikjes së zjarrit.

Ndërsa, eksperti rrugor Mamait Hodo deklaroi se duhet të bëhet një auditim i sigurisë rrugore, pasi në shumë rrugë nuk ka ndriçim të nevojshëm apo sinjalistikë të duhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022