Eksperti i mjedisit Rodion Gjoka: Problemi i mbetjeve ka interesa të pastra ekonomike

16 Korrik 2021 | 17:06

Bashkia e Durrësit dhe e Kavajës i kanë lënë plehrat rrugëve në mes të sezonit turistik në zonat e plazhit dhe në lagjet e qytetit, duke krijuar një krizë sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Problemi i dy bashkive rezulton të jetë i njëjtë; mungesa e vend-depozitimeve dhe marrëveshje e pa formalizuar mirë me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy” që administron landfillin e Sharrës, për shkak të mungesës së fondeve.

Eksperti i mjedisit Rodion Gjoka problemin e mbetjeve e cilëson si skenar dashakeqës, prapa të cilit qëndrojnë interesa të mëdha ekonomike.

“Vërtet është një krizë dhe është një precedent tepër i gabuar. Unë do të thoja se është dashakeqës me qëllime të pastra ekonomike. Ka dy aspekte: Ndotja që shkaktojnë në qytete dhe në zonat ku ato trajtohen duke kërcënuar higjienën publike, por nga ana tjetër duhen perceptuar mendësi të reja se si ne i trajtojmë mbetjet”, tha ai.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Gjoka theksoi se kriza e shkaktuar në dy bashkitë shkon drejtpërdrejtë në interes të koncesionarit.

“Kjo situatë nuk është e re, por është e mbartur. Janë qëllimet e pastra ekonomike ato që kanë orientuar procesin dhe strukturën e menaxhimit të mbetjeve. Qëllimet janë për përfitime ekonomike të atij që disponon koncesionin”, tha ai.

Ai theksoi se landfilli i Sharrës kërkon një shumë financiare afro 29 euro/ton thjesht për t’i pranuar mbetjet. Sipas tij, Bashkia e Durrësit nuk e mbulon dot koston e menaxhimit të mbetjeve dhe për këtë ndihmën e qeverisë qendrore e cilëson si të pashmangshme.

“Lanfidllin e Sharrës kërko 29 euro/ton vetëm për t’i pranuar mbetjet. Llogaritni se Durrësi si bashki gjeneron 45 mijë tonë në vit, që do të thotë gati 1.2 mln euro në vit i shtohet kostoja këtij shërbimi. Që do të thotë se çdo qytetar në qoftë se paguan 23 mijë lekë në vit për menaxhimin e mbetjeve taksë në bashki, tani do duhet të paguajë 53 mijë lekë. Ka fuqi bashkia ta dyfishojë këtë? Sigurisht që jo, dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e qeverisë qendrore. Qeveria është e detyruar të subvencionojë edhe bashki të tjera me të njëjtën skemë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026