Eksperti i sigurisë: Droga pas lokalizimit duhet ndjekur për të zbuluar laboratorët
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha për Euronews Albania se autoritetet vendase duhet të ndjekin linjën e drogës, nga prodhuesit deri tek konsumatorët.
Sipas ekspertit, pas lokalizimit, duhet ndjekur sasia e drogës për të zbuluar vendin ku përpunohet, si po trafikohet dhe destinacioni final.
“Në po na vijnë sasi të mëdha droge, po zbresin në port. Ne e ndalojmë në port, nuk e lemë të vazhdojmë për të parë ku po shkon, kush është laboratori, ku përpunohen, ku përgatiten, si dalin në tregun europian”, u shpreh eksperti.
Ai shtoi se duhet parë gjithë kronologjia e transportimit të një sasie drogë.
Ndërsa, sa i përket përdorimit të hashashit tek të rinjtë ai tha se është një fenomen shqetësues.
“Jo vetëm kujdesi prindëror por edhe kujdesi i shtetit duhet të jetë maksimal ndaj kësaj shtrese të popullsisë që po përfshihet në përdorimin, shpërndarjen e lëndëve narkotike”, tha ai.
“Luftë frontale, bashkëveprim frontal për të ndaluar për të frenuar këtë fenomen në rritje”, shtoi ai.
Sipas ekspertit, projektet e Policisë së Shtetit për përdorimin e drogës nuk kanë qenë efektive, por vetëm show.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës