Eksperti i sigurisë: Të hapim një diskutim nëse duhet mbajtur apo shkrirë Policia e Shtetit
Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi tha për Euronews Albania se duhet të hapet një diskutim urgjent, nëse duhet mbajtur apo shkrirë Policia e Shtetit.
“Teknikisht jemi në një fazë që duhet të hapim një diskutim urgjent, nëse dëshirojmë të shpëtojmë këtë strukturë të domosdoshme për sigurinë publike, Policinë e Shtetit. Propozoj që të hapet një diskutim urgjentisht a duhet ta mbajmë apo shkrijmë Policinë e Shtetit si strukturë, se vijnë përqark po më të njëjtët njerëz”, tha ai teksa komentoi organizimin e policisë në operacione anti-kanabis.
Sa i përket vrasjes së efektivit në Lezhë, eksperti nënvizoi se nuk është normale që një parcelë me kanabis të inspektohet me 2 apo 3 vetë.
“SHÇBA duhet të zbardhë këtë ngjarje dhe më pas duhet të trajtojë rastet e të rinjve që janë vrasës”, shtoi ai.
Eksperti u shpreh më tej se Shqipëria prodhon sasi shumë të mëdha të hashashit, si nga vendi ynë transportohet një sasi shumë e madhe kokaine.
Sipas tij, shkak i kësaj situatës është lidhja e krimit të organizuar me politikën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës