Eksperti jep alarmin: Ka dorë të brendshme, rreziku që të dalin të dhënat e bankës
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se sulmet kibernetike janë në radhë të parë dëmtimi i imazhit të Shqipërisë si vend i besueshëm anëtar i NATO-s dhe vetë Aleancës.
Në emisionin Now në Euronews Albania, eksperti u shpreh se më i rëndi është ekspozimi i strukturave të sigurisë, sidomos i punonjësve të SHISH por edhe i policisë, që tashmë janë të rrezikuar nga krimi.
Ai ngriti alarmin se ekspozimi i të dhënave bankare sjell rreziqe për dublikim të identiteteve, gjë që mund të sjellë probleme për shumë persona.
Sipas ekspertit, dalja e të dhënave është bërë përmes ndihmës nga njerëz brenda vendit.
“Shqetësimi që çon në panik me ekspozimin e të dhënave bankare. Ka rreziqe për dublim të identiteteve; duke marrë të dhënat nga mua një haker në bashkëpunim me struktura të jashtme por edhe të brendshme, besoj se ka si mos të ketë dorë të brendshme në nxjerrjen e të dhënave. Kur të dublohet edhe identiteti bankar, që jo vetëm personazhe të rëndësishme i dublohet identiteti, rrezikohen, nuk e dimë sa janë të rrezikuara llogaritë bankare. Më sfidues është rikuperimi i këtyre të dhënave”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?