Eksperti: Kryeministri i Izraelit synon të përplasë ‘kokë më kokë’ SHBA dhe Iranin
Eksperti Kreshnik Osmani është shprehur se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu synon të përplasë “kokë më kokë” në luftë SHBA-të dhe Iranin.
Komentet Osmani i bëri në Euronews Albania, ku tha se me këtë lëvizje Netanyahu synon të krijojë frymëmarrje për të nisur ofensivën në Rafah.
Ai tha gjithashtu se SHBA-të duan një Izrael pa Netanyahun në krye, ndërkohë që sipas tij, kryeministri izraelit është i vendosur ta zgjasë luftën në Gaza.
“Netanyahu e kemi thënë që nuk ka për të ndaluar, sepse ndalja e luftës është përfundimi i lojës së tij. Ai do të shkojë drejt një lufte të gjatë. Ka deklaruar dje se janë të vendosur të shkojnë drejt një përplasje edhe në Rafah dhe nuk ka fuqi në botë të na ndalojë lidhur më këtë.
SHBA e kuptojnë që Netanyahu është e keqja që ata duan ta largojnë nga qeverisja e Izraelit. Në SHBA kanë folur për zgjedhje urgjente në Izrael. Amerikanët duan të shkojnë me fytyra të reja te autoriteti palestinez, me një Hamas të ri dhe Izrael tjetër.
Duan fytyra të reja dhe një botkuptim të ri dhe një Izrael tjetër pa Netanyahun. Natanyahu e di që ai prek fundin e tij politik nëse tërhiqet nga Gaza, sepse ka deklaruar se do e shpartallojë Hamasin. Ai po synën mbjelljen e përçarjes mes Hamasit dhe autoritetit palestinez në Ramallah. Një fushë politike e përçarë do i garantonte atij mbijetesën politikë. Ai e ka vendosur në vështirësi edhe SHBA që kanë qenë në komunikim me Teheranin që të mos shpërthehet lufta. Çfarë bënë, goditën konsullatën iraniane në Damask.
Irani ka thënë se ka bërë gati 4 raketat balistike me rreze veprimi 2000 km. Pra ka thënë se do të godasë dhe kundërpërgjigjet ndaj Izraelit. Përse Netanyahu e goditi konsullatën iraniane? Sepse Natanyahu është shumë i interesuar që të përplasë kokë më kokë Teheranin me SHBA. Nëse Irani dhe SHBA hyjnë në luftë për Izraelin, ai siguron asin e dytë nën mëngë. Kjo do i jepte atij frymëmarrje për të vijuar sulmin në Rafah”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit