Eksperti për aksidentet rrugore: Siguria nuk është në nivelet e duhura

Foto ilustruese
23 Tetor 2023 | 16:47

Shkeljet e rënda të Kodit Rrugor ju kanë kushtuar patentën 660 drejtuesve mjetesh në Shqipëri. Për ekspertin rrugor, Fadil Lika më alarmant është fakti që vetëm 12% e atyre që rikthehen në autoshkollë arrijnë të rifitojnë lejen e drejtimit.

“E shikojmë në dy këndvështrime. Ose këta kanë një kontroll më të rreptë për të rimarrë lejen e drejtimit, ose janë pasqyra e gjithë drejtuesve të mjeteve në raport me njohuritë që disponojnë. Siguria rrugore në Shqipëri nuk është në nivelet e duhura dhe këta drejtues mjetesh, zakonisht janë në shkelje determinonte. Janë drejtues të mjeteve kur konsumojnë alkool ose lëndë narkotike. Pa përjashtuar dhe përdoruesit e mjetit që vozisin me shpejtësinë tej normave të lejuara,” – u shpreh Lika.

Eksperti gjykon se është e nevojshme për studime të mirëfillta, ndërsa shton se kontrollet janë ato që rrisin më shumë sigurinë.

“Është gjë e mirë për të kuptuar që drejtuesit e mjeteve lejen e tyre mund ta humbasin dhe vështirë se e rifitojnë, rrit përgjegjshmërinë e qytetarëve që bëjnë kundravajtjet e Kodit Rrugor që mund të jenë dhe shkak i humbjes së jetesës së njerëzve,” – tha Lika.

Shkelja e rregullave të qarkullimit shpesh ka pasoja fatale. Vetëm në muajin shtator në vendin tonë janë regjistruar 93 aksidente rrugore me 122 persona të lënduar.

“80-83% të numrit të aksidenteve i shkaktojnë parakalimet e gabuara, shpesh ne gjykojmë qytetarët që të mos kryejnë manovra të gabuara. Ndonjëherë ndikon niveli i stresit që drejtuesit e mjeteve kanë në Shqipëri për shkak të rrugëve interurbane ku këto segmente mbingarkohen dhe drejtuesit e mjeteve marrin veprime të pasigurta,” – tregoi eksperti.

Përdorimi i rrugës nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, sipas ekspertit rrugor është një tjetër problem madhor, për të cilin dhe kërkon aplikimin e një plani masash të shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në kryeqytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026