Eksperti: Rezoluta mund të mbartë rreziqe, Irani ka kërcënuar edhe Rumaninë
Eksperti dhe gazetari Egon Loli, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi miratimin e rezolutës nga Parlamenti Shqiptar që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, duke e cilësuar si një hap të vonuar. Sipas tij, ky vendim duhej të ishte marrë më herët, por mbetet i rëndësishëm si akt formal.
“Duhet të ishte bërë më herët, por më mirë vonë se kurrë. Tani u mbyll kjo çështje,” u shpreh ai.
Eksperti ngriti shqetësimin për mungesë konsistence në politikën e jashtme shqiptare, duke e cilësuar atë të personalizuar dhe jo gjithmonë parimore. Ai theksoi se Shqipëria duhet të mbajë të njëjtin standard ndaj çdo shteti që akuzohet për mbështetje të terrorizmit apo veprime destabilizuese.
“Nëse je kundër shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, duhet të kesh të njëjtën qasje në çdo rast dhe ta tregosh këtë me vepra, jo vetëm me retorikë. E ke shumë pranë një shtet që sponsorizon terrorizmin, si Serbia, me veprime destabilizuese në Kosovë dhe me prova konkrete”, tha Loli.
Në fund, ai paralajmëroi për pasoja të mundshme nga ky pozicionim i qartë i Shqipërisë, duke sjellë në vëmendje tensionet në rajon.
“Nuk jam i sigurt që kjo është pa pasoja. Garda Revolucionare ka kërcënuar Rumaninë që nëse lejon bazat e saj të përdoren nga amerikanët, do të konsiderohet palë në luftë. Pra, këto janë pozicionime të qarta dhe mund të kenë pasoja. Irani është një shtet destabilizues që po përhap konfliktin dhe përdor një strategji të shtrirjes horizontale të luftës. Nuk dua të krijoj panik, por po përshkruaj një realitet ku pozicionime të tilla mund të shoqërohen me zhvillime të mëtejshme”, deklaroi ai.
Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin