Eksperti Shuperka: 11% e adoleshentëve shqiptarë konsumojnë duhan, duhet ndaluar!

1 Qershor 2026 | 16:23

Duhanpirja tek adoleshentët si dhe përdorimi i produkteve të nikotinës ka alarmuar ekspertët e shëndetësisë botërore dhe jo vetëm. Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit dhe alkoolit në vendin tonë thotë se edhe Shqipëria ka të njëjtin nivel konsumi si në Europë. Ai kërkon nga shteti që të marr masa dhe të zbatoj ligjin që ndalon shitjen e duhanit personave nën 18 vjeç.

“Kjo është një problematikë për pirjen e grupmoshave të reja, përfshirë dhe 13-15 vjeç ku shifrat aktuale të Shqipërisë janë të njëjta me vendet  e BE, pra qëndrojnë në shifra 11% djem dhe vajza. Duke qenë një problem i madh atëherë OBSH bën thirrje që këto produkte duhet të kontrrollohen më mirë në shitje për grupmoshat e reja dhe shteti duhet të jetë më i vëmendshëm dhe ndaj inspektoriateve që mos të lër shitjen e këtyre produkteve të duhanit nën 18 vjeç”, tha eksperti Roland Shuperka.

Produktet e nikotinës, sqaron Shuperka janë më pak të dëmshme se duhani tradicional, por kurrësesi ato nuk janë të lejuara për adoleshentët.

“Këto produkte nuk janë dizenjuar për këtë grupmoshë, ato janë dizenjuar për adultët, për ato persona që duan të lënë duhanin, që nuk kanë pas sukses të lënë duhanin, apo që nuk kanë forcën për të lënë duhanin, rekomandohet një produkt më pak i dëmshëm dhe këto produkte janë produkte alternative me qëllim që të ulet sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Mos harrojmë se nga duhani me djegie në Shqipëri në 10 të sëmurë me kancer të mushkrive 9 janë duhanpirës”, shtoi eksperti.

Ekspertët kërkojnë që shkollat dhe familja të jenë bashkëpunuese për të parandaluar konsumin e duhanit dhe produkteve alternative të tij nga adoleshentët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me...
08:10 | 12/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026