Eksperti Softa: Kush është qyteti me numrin më të lartë të kriminelëve në kërkim

19 Shkurt 2024 | 08:32

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka bërë një renditje të qyteteve me numrin më të lartë të personave të shpallur në kërkim.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Softa tha se Durrësi është qyteti me numrin më të lartë të personave të shpallur në kërkim dhe më pas vijnë Shkodra, Tirana, Lesha, etj.

Ai tha gjithashtu se Gjirokastra është qyteti me numrin më të ulët të personave të shpallur në kërkim.

Sipas Softës, nuk ka rëndësi për çfarë vepre penale akuzohesh që të shpallesh në kërkim nga Interpol, por mjafton vetëm që drejtësia shqiptare të mos të gjejë ku je.

“Kërkimi nga Interpoli vjen për shkak të kërkimit nga drejtësia. Nuk ka rëndësi se për çfarë je në kërkim. Nëse ti nuk e gjen në Shqipëri je i detyruar të bashkëpunosh. Në Shqipëri ka një statistikë, ajo që ju thatë në fillim, 718 persona të shpallur në kërkim. Ka një klasifikim.

Vendi i parë është Durrësi, vendi i fundit është Gjirokastra. Pastaj vijnë Shkodra, Tirana, Lezha, etj.

Pra kështu ka një shpërndarje që tregon si është përqëndruar intensiteti apo krimi në Shqipëri. Pastaj nëse ti nuk e gjen brenda territorit në Shqipëri, ti e shpall në kërkim ndërkombëtar, madje duke i kërkuar ndihmë edhe publikut”, tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026