Eksperti Syla: Rrezikohet të rritet çmimi i energjisë në Kosovë, ndërprerje në disa zona
Eksperti i energjisë, Lulzim Syla deklaroi se situata energjetike në Kosovë është e rëndë dhe se ka nevojë për import të energjisë.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania z. Syla theksoi se mund të ketë rritje të çmimit të energjisë, por edhe ndërprerje në disa zona.
“Çmimi i energjisë nuk mund të ngrihet brenda ditës. Duhet të dilet në një konkluzion se cili është çmimi i përballueshëm për qytetarët”, tha ai, teksa shtoi se janë harxhuar të gjitha fondet rezervë për të furnizuar Kosovën me energji elektrike.
Ai nënvizoi se ka një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e energjisë dhe se duhet të zbatohet në këtë kohë krize.
“Të punojnë drejt efiçencës së energjisë, duke izoluar me dhjetëra shtëpi në Kosovë, ku harxhohet energji shumë e madhe. Qeveria duhet të krijojë legjislacionin e nevojshëm që të nxitë fushën e gjeneratorëve rinj, si ajo solare dhe era”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se situata energjetike në vend është e rëndë.
Ai akuzoi qeveritë e mëparshme për keq-menaxhim të këtij sektori, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë energji.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?