Eksperti numëron kërcënimet që çuan në dëbimin e diplomatëve iranianë
Redion Qiriazi, ekspert për çështjet e sigurisë tha se vendimi i qeverisë për dëbimin e diplmatëve iranianë është drastik, por i paralajmëruar.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se kërcënimet e Iranit ndaj vendit tonë kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 2012 ku vendi ynë strehoi rreth 200 anëtarë të MEK.
“Në mars 2018 dy agjentë iranianë mendohet se do të kryenin një sulm terrorist në kryegjyshatën e bektashinjve në ditën e Sulltan Nevruzit, sulm që u parandalua me sukses. Në tetor 2019 kemi një sulm tjetër që u parandalua, në janar të 2020 me vrasjen e gjeneralit Sulejmani erdhi kërcënimi ndaj shtetit shqiptar. Në korrik kemi sulmin kibernetik dhe anulimin e konferencë së MEK ku ftohen zyrtarë të lartë të SHBA”, tregoi eksperti.
Ai tha se ka pasur raste të diplomatëve iranianë që janë marrë me afera që kërcënojnë vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!