Eksperti: VKM-ja për ndërtimet pa leje, masë ekonomike për të ndalur abuzimet

14 Shtator 2022 | 09:44

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli e shikon si një masë ekonomike për të ndalur abuzimet, VKM-në e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje apo blerjen e tyre nga ndërtuesi.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çoçoli u shpreh se kjo nuk mund të konsiderohet amnisti.

“Amnistia është të falësh. Unë po flas me frymën e një veprimi që është shumë i kushtueshëm ekonomikisht për të frenuar këtë babëzi, për ndërtime pa leje, shtesa katesh në të gjithë territorin e vendit tonë. Këtë unë e shoh si një masë ekonomike për ta bërë të pamundur blerjen e tyre. Ka shumë gjoba, ka shumë referime për çmimin e tregut në lidhje me riblerjen, pra nuk është falje”, theksoi ai.

Qeveria do konfiskojë ndërtimet pa leje përmes një marrëveshjeje blerjeje me 1 euro tek ndërtuesi dhe mandej, Këshilli Kombëtar i Territorit do të legalizojë shtesën apo ndërtimin duke nxjerrë lejen përkatëse.

Institucioni që konstaton objektin a shtesën pa leje, IKMT, nis procedurat për konfiskimin dhe legalizimin e objektit, por nuk bën kallëzim në prokurori për ndërtuesin.

Padia nuk ngrihet as nga ndonjë institucion tjetër, duke përjashtuar ndërtuesit nga dënimi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026