Eksperti zbulon detajin: Pse vrasja në Dhërmi nuk ishte e planifikuar
Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me ekzekutimin Eraldo Nevruzit, nga pronari i hotelit ku ishte punësuar për sezonin turistik në Dhërmi.
Ai u shpreh se krimi nuk mund të jetë i planifikuar sepse pronari minimalisht do të kishte fikur kamerat e sigurisë gjatë krimit.
Sipas tij dhe pse është një krim i paplanifikuar, autori ishte i përgatitur për një përplasje me recepsionistin, pasi ka shkuar i armatosur në ballafaqim.
Ai shtoi se situata mes tyre mund të ketë dalë jashtë kontrollit dhe vrasja të ketë ndodhur pas agravimit të debatit.
“Në qoftëse do të ishte e menduar, pra ai është munduar që pas ngjarjes të zhduk sa të ishte e mundur provat, ka bëtë bërë pastrimin e njollave të gjakut, ka kërkuar ndihmë nga dy punonjës të tjerë, ndoshta nën kërcënimin e armës, por e vetmja gjë që nuk ka bërë është që nuk ka fikur kamerat. Ai minimalisht mund të fikte kamerat dhe nuk do ta kishim të regjistrar ose nuk do të kishim plane filmike të kësaj ngjarje. Pra mund të ketë nisur në formën e një presioni që ka kaluar në vrasje. Sigurisht ka qenë i përgatitur sepse ka pasur armën me vete dhe nuk mendoj që në mes të natës një neri që menaxhon një restorant të qarkullojë armatosur” tha Softa.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë