Ekspertja e Komitetit Teknik Gjeorgjina Kuli: Deri tani s’e kemi diskutuar si opsion mbylljen e plotë
Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve të shëndetësisë kundër pandemisë së COVID-19, analizoi për Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare situatën që po kalon Shqipëria.
Ajo tha se grupi i ekspertëve nuk e ka diskutuar ende mbylljen totale apo vendosjen e masave kufizuese të pjesshme në territorin e Shqipërisë.
“Nuk është diskutuar problemi i mbylljes [totale], por ndoshta nëse mbetemi me këto shifra aktuale mund të përthellojmë disa nga kufizimet, ndoshta kundrejt lokaleve, me aktivitetet, por kjo mbetet për t’u parë,” – u shpreh Kuli.
“Në bazë të incidencës do të shikojmë dhe do mundohemi të shqyrtojmë dhe mbyllemi vetëm në ato aktivitete që janë më pak të dhimbshme si nga pjesa sociale ashtu edhe nga aktiviteti ekonomik. Varet edhe nga qëndrimi ynë si qytetarë. Nuk mendoj se do të ketë mbyllje totale, askush nga ne nuk e dëshiron këtë,” – tha mjekja Kuli.
Ekspertja tha se aktualisht, në bazë edhe të studimeve të shumta në botë, është vënë re një gjenotip tjetër i virusit të COVID-19, i cili ka shtuar aftësitë infektive të tij.
“Nga disa studime që janë bërë është parë se ka dhe një genotip tjetër të virusit, është i njëjti virus, por ka pësuar një mutacion që ka rritur shumë aftësinë ngjitëse nga një person në tjetrin, por nuk kemi të dhëna për të thënë se tashmë është më i lehtë, apo më i rëndë virusi. Ndoshta edhe në botë, pavarësisht se numri i të prekurve është më i madh, vdekshmëria shohim se nuk është e njëjtë me periudhën e marsit, kjo edhe prej faktit se tashmë njihet më mirë dhe ka metoda më të mira për t’u trajtuar,” – u shpreh ekspertja Kuli.
E pyetur se sa ka qenë numri i fëmijëve të infektuar nga COVID-19, Kuli tha se në total bëhet fjalë për një numër që shkon te rreth 500 nga mbi 20 mijë raste.
Nga grupmosha aktive, grupi mbi 50-60 vjeç mbetet më e rrezikuar nga COVID-19, mirëpo ekspertja e shëndetësisë tha se aktualisht po shtohen ndjeshëm rastet e infektimit të të rinjve 20-25 vjeçare, të cilët, sipas mjekes Kuli tha se kryesisht e konsiderojnë veten të fortë dhe të pacenueshëm nga virusi.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)