Ekspertja: Turizmi në rritje në Shqipëri, por modest në krahasim me rajonin
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba thotë se turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje, madje edhe më të madhe se në vitin 2019.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhemani u shpreh se edhe pse numri i turistëve është shtuar, raporti i rritjes është modest në krahasim me vendet e rajonit.
“Një fakt është i sigurt, Shqipëria këtë sezon ka një rritje edhe në raport me vitin 2019 sa i përket performancës, duke futur në llogari edhe numrin e turistëve që kanë ardhur, por edhe shifrat ekonomike. Është patjetër një vit më i mirë se 2019, por raporti i rritjes në krahasim edhe me vendet e tjera të rajonit, është relativisht modeste.
Ndoshta duke pasur parasysh kapacitetin e vogël të Shqipërisë dhe mënyrën sesi performoi sivjet, mund të jetë përqindja më e lartë se e vendeve të tjera. Por nëse do të marrim si tregues kryesor, rritjen në përqindje, shifra, në numër vizitorësh, por edhe prurje në ekonomi, lë shumë për të dëshiruar nëse jemi ne vërtet vendi i parë që kemi pasur këtë performancë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë
- Rama bën bilancin: 5.6 mln turistë vizituan Shqipërinë, mbi 1 mld të ardhura
- Pushime në shtator/ Manastiri i Zvërnecit, një nga preferencat e turistëve të huaj
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile