Eksportet kushtuan 4.6 mld euro, mbi 80% e blerjeve nga sektori i industrisë
Eksportet e mallrave arritën në 487 miliardë lekë, ose 4.6 mld euro, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë edhe importet kanë pësuar rritje më të ulët 19%, duke arritur në total 950 miliardë lekë, ose 8.9 mld euro.
Sipas strukturës së biznesit dhe shit-blerjeve në tregjet e huaja, në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë. Pesha e eksporteve të kryera nga këto ndërmarrje ishte 81%, me rritje 28%, krahasuar me vitin 2021. Ndërmarrjet e mëdha zënë 40% të vlerës së eksporteve të këtyre ndërmarrjeve, duke u rritur me 21 %.
Ndërsa, vlerën më të madhe të importeve e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë. Në vitin 2022, pesha e këtyre ndërmarrjeve është 56 %.
Vitin e kaluar, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zunë 90% të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 19.0 %, krahasuar me vitin 2021.
Të dhënat e plota për tregtinë e jashtme për vitin 2022 janë publikuar nga Instituti i Statistikave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zvicra bllokon eksportet e armëve në Ukrainë
- Rriten eksportet bujqësore, Shqipëria shet më shumë fruta-perime në rajon dhe BE
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë