Ekspozita ‘100 vjet Flamurtar’ çelet në Vlorë me rastin e përvjetorit të klubit

Ekspozita ne Vlore
23 Mars 2023 | 16:08

“100 vjet Flamurtar”, me këtë titull në hollin e teatrit ‘Petro Marko’ është çelur ekspozita me fotografi për 22 disiplinat e sporteve të klubit vlonjat.

Kjo ekspozitë me rastin e aktiviteteve për 100-vjetorin e krijimit të klubit shumësportësh ka mbledhur personalitete të njohura të sportit në Vlorë.

Për legjendat e sportit, Vasil Ruçi e Sokol Kushta, Flamurtari ka bërë historinë dhe këto materiale janë provat e qarta të lavdisë.

“Janë këto sporte, janë këta njerëz që kanë lënë përshtypje te gjithë populli i Vlorës. Unë do ta filloj nga fundi dhe fundi është që Flamurtari të kthehet në Ligë Superiore. Aty ku e meriton”, tha Sokol Kushta.

“Ta gëzojë këtë 100-vjetor Flamurtari, ta gëzojë historinë e tij por gëzimin duhet ta ndajmë me të gjithë qytetarët e Vlorës dhe çdo njeri që ka arritur të kontribuojë në këtë ekip të madh”, u shpreh Vasil Ruçi.

Një hap drejt krijimit të Muzeut Flamurtari, ky ekip meriton të ketë një muze të posaçëm për të gjithë tifozët dhe qytetin, ka thënë drejtori i klubit shumësportësh Klevis Kaso.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026