Vlora në festë për Flamurtarin, veteranët në parket për 100-vjetorin e klubit
22 Mars 2023 |
17:34
Në pallatin e sportit në Vlorë u bënë bashkë veteranët e basketbollit për meshkuj dhe femra që kanë bërë historinë e ekipit të Flamurtarit në këtë sport.
Me shumë vite mbi supe, por pa harruar aspak pasionin dhe dashurinë për basketbollin, të gjithë bashkë zhvilluan një ndeshje miqësore në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e krijimit të klubit shumë-sportësh.
Zbritja në parket pas shumë kohësh ishte tepër emocionuese për ish-basketbollistët.
Kryetari i bashkisë së qytetit kërkoi pjesëmarrjen e më shumë qytetarëve të Vlorës për ta bërë atmosferën sa më festive.
Aktivitetet do të vijojnë deri në fundjavë. Ish-sportistë të disiplinave të ndryshme do të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve për 100-vjetorin e krijimit të klubit Flamurtari.
Lajme të Sugjeruara
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami