Ekspozita “copash” në Tiranë/ Pikturat e artistes Pllana shfaqen në “Naan Gallery”
“Copash” është ekspozita e artistes së talentuar Greta Pllana që ka hapur dyert në “Naan Gallery” në Tiranë.
Me kuratore Ajola Xoxa, ekspozita është konceptuar si një ceremoni tregimtare, ku objektet e përditshme e krejt të rëndomta, marrin kuptime të reja simbolike
“Copash” është ekspozita e artistes së talentuar Greta Pllana që ka hapur dyert në “Naan Gallery” në Tiranë.
Në këto piktura artistja Greta Pllana thellohet në sjelljet normative patriarkale të ngulitura në ceremonitë tradicionale të martesës, duke zbuluar sesi këto rite, ashtu në heshtje por pa u vënë në diskutim, nënvizojnë nënshtrimin e gruas në shoqërinë tonë. Me kuratore Ajola Xoxa, ekspozita është konceptuar si një ceremoni tregimtare, ku objektet e përditshme e krejt të rëndomta, si tavlla e duhanit apo gota, marrin kuptime të reja simbolike
Gota e pijes për shembull, shpesh e dedikuar për “alkool për burrat”, ndërsa për gratë mban pije “më të buta”, më “femërore”, edhe pse në dukje thjesht një ripërsëritje e zakonit, përforcon sërish rolet gjinore.
Piktura e Pllanës eksploron momente intime të jetës private, si për shembull kur një nuse “i dorëzohet” burrit të saj të ardhshëm, shpesh përmes marrëveshjeve familjare, pa e pyetur çiftin.
Më tej, ekspozita përfshin disa portrete, shpesh me buzëqeshjen tipike të fotografisë perfekte…, por të gjithë janë të vendosur krah luleve të gjembaçit.
Ekspozita inkurajon shikuesit të analizojnë jo vetëm mjeshtërinë artistike, por strukturat e rrënjosura thellë shoqërore që ai pasqyron.
Galeria Naan është e hapur nga e hëna në të shtunë deri më datë 30 Maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë