Fotografi Ylli Meçaj tregon eksperiencën si sozi e Ismail Qemalit

26 Janar 2023 | 20:27

Një jetë në skenë si prestigjiator, por 13 vitet e fundit Ylli Meçaj është sozi e Ismail Qemalit.  Në një ekspozitë fotografike të udhëtimit të tij në këtë rol, tregon se kanë qenë shqiptarët e Mitrovicës dhe të Kosovës, shtysë për të marrë këtë rol.

“Kur shkuam në Mitrovicë isha me mjekër dhe atje djemtë e folkut dhe grupet e valleve nga 5 shtete, dhe gjithë trupa e teatrit të Mitrovicës mbetën të befasuar. Unë kisha bërë disa foto bardhezi, sa i shikonin më thoshin: nuk do të pyesim më për emrin, duam nuk duam të dimë si të quajnë, sa herë të vish në Mitrovice, ne do të thërrasin Ismail Bej. Po kështu më flasin edhe në Vlorë, ma kanë ndërruar emrin”, tregon Meçaj.

Të jesh sozia e Ismail Qemalit, do të thotë të përjetosh dhe të njëjtat emocione si dhe vetë ai. Meçaj tregon disa prej këtyre momenteve.

“110-vjetori ka qenë më emocionues , sepse ishte e para, por pata ngrohtësinë e qytetarëve vlonjatë që më përafronin me figurën e tij. Shumë veta në Vlorë më flasin Ismail Bej, edhe sot”, shprehet ai.

Artisti thotë se edhe sot janë përsëri shqiptarët e Kosovës adhuruesit më të mëdhenj të tij.

“Kosovarët ishin të betuar për Ismail Beun, kam shkuar në familje patriotike, atdhetarësh të moshuar, ngriheshin burrat më puthnin dorë, aty e pashë veten si Ismail Bej”, thotw Meçaj.

Ekspozita është ndjekur nga qytetar vlonjat që vlerësuan punën e artistit dhe figurën e Ismail Qemalit

Ekspozita do të rrijë e hapur deri në fund të muajit e me pas do të prezantohet në Prishtinë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026