Ekspozita rikthen Shqipërinë e një shekulli më parë përmes fotografive historike
Pamje të rralla të Shqipërisë së më shumë se 100 viteve më parë janë sjellë në Durrës përmes ekspozitës “Shqipëria 1921 Eugene Pittard”. Ekspozita ofron një udhëtim unik në historinë dhe jetën shqiptare të fillimshekullit të kaluar.
Fotografitë e realizuara nga antropologu zviceran Eugene Pittard dhe bashkëshortja e tij Helene dokumentojnë qytetet, fshatrat, traditat dhe përditshmërinë e shqiptarëve gjatë viteve 1921 dhe 1924.
Përmes këtyre imazheve historike, vizitorët kanë mundësinë të njohin një Shqipëri autentike, me peizazhe dhe mënyrë jetese që sot ruhen vetëm në dokumente dhe fotografi arkivore.
Kuratori i ekspozitës, Elton Koritari, u shpreh se zgjedhja e Durrësit për hapjen e saj lidhet me faktin se pikërisht nga ky qytet Eugene Pittard nisi udhëtimin e tij në Shqipëri.
“Udhëtimi 1921 e ka nisur nga Durresi, ishte detyrim për ta sjellur në Durrës, është një qytet mjaft i bukur. Janë 240 foto nga e gjithë Shqipëria, mesazhi që duam të japim është një Shqipëri autentike”, tha Elton Koritari, kurator.
Ekspozita është realizuar falë bashkëpunimit mes Fotoklub Durrës dhe Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber, e cila vlerësoi kontributin e Pittard në dokumentimin e jetës shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.
“Është kënaqësi që jemi në Durrës për ekspozitën e dy fotografëve zvicerianë. Ata kanë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe lidhjen midis dy vendeve tona. Pitard ishte humanist dhe atropolog dhe ka një kontribut të shkëlqyer dhe besoj se me anë të objektivit të tij ai solli jetën e shqiptarëve për atë kohë”, theksoi Ruth Huber – Ambasadorja zvicerane në Shqipëri.
Fotografi Palush Jorgji theksoi rëndësinë që kjo ekspozitë ka për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare.
“Kjo është në pasqyrë shumë e bukur. Është kënaqësi e veçantë sepse është një popull artdashës”, tha Jorgji.
Për herë të parë, vepra fotografike e Pittard prezantohet jo vetëm në materiale të shtypura, por edhe në formë digjitale, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë nga afër një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së përbashkët zvicerano-shqiptare.
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)