Ekspozitë me ngjyra të falura
Piktori Arben Golemi sjell për publikun në kohë rekord një ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 28 të këtij muaji në galerinë e artistit.
Një kuti bojërash të falura një ditë bënë që artisti Arben Golemi të realizonte një ekspozitë të tërë në harkun e vetëm një muaji. Ndodhem brenda hapësirës së kësaj ekspozite të titulluar ”Trees and the city”.
Duket se për t’u frymëzuar mjafton fare pak dhe koha është asgjë veçse një justifikim, këtë na e tregon më së miri ekspozita e hapur së fundmi.
“Unë nuk bëj pjesë tek piktorët që bëjnë pikturë me sebep, por gjithsesi vjen një moment kur krijohet një situatë për të pikturuar dhe ngritur një ekspozitë. Anila e Kledios më fali një kuti me ngjyra kineze të cilat unë i kam shumë për zemër se janë ngjyra të shndritshme dhe fillova të bëj një cikël me pemë. Duke pasur parasysh situatën para Krishlindjeve, Viti i Ri, dhjetori është një muaj festash në përgjithësi, shto dhe faktin e ngjyrave që më fali Anila, u krijua kjo ekspozitë”- shprehet piktori Arben Golemi.
Nëse nuk do t’i kishin falur ngjyrat në fjalë, asnjëra nga këto tablo nuk do të ishte realizuar dhe
“Ishte fundi i nëntorit dhe unë kam punuar gjithë dhjetorin nga 25 nëntor deri në 28-29 dhjetor. Kam punuar shpejt, i përqendruar dhe me pikësynimin që ta mbaroja të gjithë kutinë e ngjyrave që më falën”- shton ai.
Në tablotë e kësaj ekspozite vëmendjen ta rrëmbejnë ngjyrat e ndezura kineze, të cilat bashkohen me rrjetën e ndërtimit si një prej materialeve identifikues të piktorit.
Ekspozita që sapo është çelur do të qëndrojë e hapur deri më datë 28 të këtij muaji në galerinë e artistit, me gjasë për t’u pasuar nga një ekspozitë e karakterit vaj në letër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Brezovica pa borë, bizneset e konsiderojnë sezonin e dështuar, rezervimet të ulëta
- Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, kapet 19-vjeçari nga Kosova në Durrës
- Asnjë viktimë dhe 31 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve