Ekspozitë në Fier, portretet e jeta e përditshme, fokusi i punës së piktorit
Origjinale, me fokus tek njeriu dhe tek angazhimi social , kjo është ajo që ka karakterizuar ekspozitën e parë të piktorit të ri fierak Klajdi Kondi. Rreth 25 vepra të përzgjedhura ndër vite janë prezantuar për publikun në galerinë e artit ” Vilson Kilica” në qytetin e Fierit. Autori Klajdi Kondi shprehet se portretet dhe jeta e përditshme përbejnë edhe bërthamën e kësaj ekspozite.
“Unë kam sjellë rreth 25 vepra. Kam hyrë me shumë tek portretet që përbejnë edhe pjesën me të madhe të veprave si dhe tematika të ndryshme. Kam me shume stilin realist. Kemi të bëjmë me tema që merren nga jeta e përditshme. Jam munduar ta sjell me emocione. Shpresoj t’ju pëlqej sadopak.”- theksoi Klajdi Kondi, autori i ekspozitës.
Me fjalë kuptimplotë dhe me një vlerësim për punën e këtyre viteve është shprehur edhe piktori fierak Vullnet Alushaj, që përshkruan disa nga cilësitë dhe risitë e kësaj ekspozite.
“Shikojme figura muzikantesh me një sërë kompozimesh ose etydesh, me ngjyra dhe kompozime interesante, sa te papritura aq edhe te guximshme. Sjell motivin e femrës që është simbol i bukurisë nga këndvështrime të ndryshme. Me një dritë që herë shfaqet e herë sfumohet. Ka disa portrete që janë interesante, portretin e malësorit, portretin tjetër të një fshatari me ngjyrat e pjekura dhe ndjesi psikologjike te arrira”- theksoi Vullnet Alushaj, piktor.
Midis veprave ka gjithashtu kompozime te absurdit si edhe dëshmi të angazhimit social të autorit qe qëndron në anën e paqes, në anën e të bukurës. Ekspozita do të qëndroj e hapur për disa ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë