Ekspozitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit, me piktura e skulptura

13 Shtator 2025 | 20:06

Një ekspozitë me piktura dhe skulptura zbukuruan oborrin e Muzeut Etnografik në Elbasan, ku ngjyrat  dhe krijimtaria e artistëve u ndërthurën me historinë dhe kulturën e qytetit, duke sjellë një atmosferë të veçantë në këtë hapësirë muzeale.

“Kur shikon një ekspozitë, qyteti merr një tjetër rëndësi. Çdo tablo pasqyron të bukurën, që është edhe detyra numër një e një vepre arti. Qoftë edhe ato më të thjeshtat, si frutat që i shohim përditë, janë trajtuar me mjeshtëri. Do doja edhe unë të merrja pjesë me një vepër, por këtë herë nuk isha aq i vëmendshëm.” Fatbardh Marku, piktor

Ekspozita u ndoq me interes edhe nga vizitorët, të cilët ndanë emocionet e tyre për artin dhe veprat e ekspozuara.

“Çelja e një ekspozite të tillë në lulishten e Muzeut Etnografik është një ndërthurje e mrekullueshme midis kulturës, artit dhe historisë. Dua të veçoj një piktor nga familja Kafa, i cili është i preferuari im, pasi sjell Elbasanin në mënyrë të mahnitshme në telajo.”– shprehet një vizitore.

“Unë jam Arioni dhe erdha të shoh artin në muze. Më pëlqeu shumë mënyra si dukej, sepse ishte shumë artistik dhe i bukur.”– shprehet një vizitor.

“Më pëlqyen shumë të gjitha veprat. Ky qytet i përshtatet aktiviteteve të tilla, sepse është një qytet me kulturë dhe histori të lashtë. Kjo ka qenë një nga ekspozitat e mia të preferuara.”– shprehet një vizitore.

Ekspozita u shndërrua në një pikëtakimi mes artistëve dhe publikut elbasanas, duke i dhënë qytetit gjallëri dhe një dimension tjetër kulturor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026