Ekuador, postimi në Instagram që tradhtoi modelen e ekzekutuar në restorant
Një postim në Instagram me një foto të ushqimit që ajo porositi duket se është ajo që ka tradhtuar modelen ekuadoriane e cila u vra në mes të ditës në një restorant disa ditë më parë.
Sipas Telegrafit, 23-vjeçarja Ladi Paraga Goiburo kishte postuar për 173 mijë ndjekësit e saj në Instagram një foto të pjatës me oktapod ceviche që kishte porositur në 28 prillin fatal.
Sipas raportit, në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, që dyshohet se ka mjaftuar që atentatorët e saj të gjenin se ku ndodhej ajo për ta vrarë.
Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.
Atentati ndaj saj ndodhi dy muaj pasi u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo.
Bosi i kokainës në Ekuador, i njohur ndryshe me nofkën “El patron”, u ekzekutua teksa vuante dënimin në burg në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit