Ekzekutimi i Hekuran Billës dyshohet për hakmarrje, shpallet në kërkim vëllai i Prelë Markut, i vrarë në Angli

13 Qershor 2020 | 09:41

Për ekzekutimin mafioz të Hekuran Billës policia ka ngritur disa pista, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Për këtë arsye uniformat blu kërkojnë të marrin në pyetje vëllain e Prel Markut, i vrarë në vitin 2006 nga Billa në Angli.

Megjithëse policia disponon informacione se familjet ishin pajtuar dhe gjaku ishte falur, hetuesit kërkojnë të marrin në pyetje Viktor Markun për të ditur vendndodhjen e tij ditën e ngjarjes.

Ai nuk është gjetur, ndërsa paralelisht policia po punon edhe me pista të tjera. Në sitë po kalojnë konflikte të mundshme të Hekuran Billës gjatë kohëve të fundit kur ai kishte hapur dhe një biznes të shitjes dhe dhënies së makinave me qira.

Në automjetin e djegur në fshatin Pezë pas realizimit të vrasjes në zonën e Komunës së Parisit, hetuesit kanë gjetur shumë pak prova të vlefshme, pasi mjeti, por edhe arma e krimit pothuajse u shkrumbuan.

Policia ka në dorë edhe dhjetëra kamera të tjera sigurie për të rënë në gjurmët e autorëve, të cilët dyshohet se e kanë ndjekur Hekuran Billën edhe disa ditë para vrasjes për të mësuar itinerarin e 40-vjeçarit.

Mund të lexoni gjithashtu:

Gjyqtarja që nxori nga burgu Indrit Doklen liroi edhe Hekuran Billën, prokuroria ishte dakord

Ekzekutimi i Hekuran Billës, nga dënimi për vrasje në Angli, tek favorizimi në gjykatat shqiptare

VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026