Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, nën akuzë për vrasje Fredi Rrushi

7 Shtator 2022 | 10:45

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Ndërkohë është ngritur një padi ndaj autorit të dyshuar Fredi Rrushi për akuzën e vrasjes.

Po ashtu ndaj Rrushit për ngjarjen e 6 nëntor 2021 rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, zhdukjes së provave e zhdukjes së kufomës, e cila u gjet disa ditë pas krimit e groposur në Dajt.

Nga hetimet ende nuk është gjetur automjeti që u rrëmbye Hoxha dhe pistoleta me të cilën u ekzekutua.

Si ndodhi ngjarja?

Më 6 nëntor të vitit të kaluar trupi i viktimës u gjet i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Fillimisht biznesmenin e qëlluan me armë zjarri dhe më pas trupin e tij e hodhën nga një shkëmb.

Pistat kryesore të hetimeve janë trafiku i drogës dhe borxhet.

Ruzhdi Hoxha rezultonte i zhdukur që prej 24 tetorit. Ishte djali i tij ai që referoi rastin në komisariatin numër 5 dhe më pas denoncimi kaloi në Policinë e Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026