Ekzekutoi biznesmenin Edmond Papa, 44-vjeçari dyshohet të jetë larguar jashtë vendit
Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg në mungesë ndaj Andrew Bode, i dyshuar të jetë ekzekutori i Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.
Togat e zeza pritet të vlerësojnë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosin nëse do të përcaktojnë të njëjtën masë apo jo.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se 44-vjeçari ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar, por dyshohet se mund të jetë larguar në mënyrë ilegale nga vendi.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i biznesmenit Papa. Pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi në afërsi të vendit të ngjarjes kanë ndihmuar policinë për identifikimin e Bodes.
Andreë Bode tashmë është i shpallur në kërkim nga policia, nëse togat e zeza pranojnë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg, automatikisht ai shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Nga të dhënat e para të hetimeve, vrasja e biznesmenit Papa dyshohet të jetë bërë për hakmarrje, pas ekzekutimit me tritol në autostradën Tiranë- Elbasan të Aleksandër Sadikajt, mik i Bodes dhe Albano Velos.
Ky i fundit u arrestua më 1 Janar në Rinas teksa po kthehej nga Franca, por ka mohuar autorësinë e vrasjes. 30-vjeçari do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Gjithashtu po hetohet edhe ish-efektivi Dilaver Velo, babi i Albano Velos nëse e ka ndihmuar të birin apo ka pasur dijeni mbi ngjarjen.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë