Elbasan: PS kryeson me 61.12% të votave, si bëhet ndarja e mandateve

12 Maj 2025 | 15:28

Procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë përpunuar 298 nga 508 qendra votimi. Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka siguruar 46,439 vota, që përbëjnë 61.12% të totalit të votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 22,038 vota, që përbëjnë 29.00% të votave. Ky rezultat përkthehet në një ndarje mandatesh 10 për PS dhe 4 për PD-ASHM, bazuar në projeksionet aktuale.

Pjesa tjetër e partive politike ka marrë rezultatet si më poshtë:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 2,661 vota – 3.50%
  • Partia Mundësia: 1,500 vota – 1.97%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1,003 vota – 1.32%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 1,313 vota – 1.73%
  • Lëvizja Bashkë: 596 vota – 0.78%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 125 vota – 0.16%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 82 vota – 0.11%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 186 vota – 0.24%

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026