Elbasani feston 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë si qyteti i parë shqiptar

25 Nëntor 2025 | 16:23

113 vite më parë, historia e pavarsëisë së Shqipërisë nisi në Elbasan, aty ku qyteti shpalli mëvetësinë nga pushtimi Osman, duke vendosur gur-themelin e shtetit të ri shqiptar. Këtë të martë është përkujtuar kjo datë me ceremoninë e organizuar në qendër të qytetit.

Historia tregon se 35 patriotë nga Elbasani dhe rrethet përreth shpallën Pavarësinë e këtij qyteti në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin kombëtar dhe duke i paraprirë aktit të 28 Nëntorit në Vlorë.

Rruga deri te shpallja e Pavarësisë ishte e vështirë dhe e mbushur me dilema historike. Kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1910–1911 u shndërruan në parathënie të natyrshme të ngjarjes së madhe të vitit 1912, duke treguar vendosmërinë e shqiptarëve për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Në të njëjtën kohë, ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në trojet shqiptare dhe po i afrohej Elbasanit, çka i vuri rrethet patriotike të qytetit përballë detyrës urgjente për të shpallur Pavarësinë, në mënyrë që autoritetet serbe të viheshin përballë faktit të kryer.

Në këtë klimë tensioni, Aqif Pashë Elbasani, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ismail Qemalit, luajti rol kyç në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912 dhe në organizimin e çetës së Elbasanit.

Shpallja e Pavarësisë në Elbasan ishte njëherësh nder për qytetin dhe e drejtë legjitime për vendin, duke vulosur rolin që Elbasani luajti në historinë e Pavarësisë kombëtare dhe duke e renditur në epiqendrën e ngjarjeve që çuan në krijimin e shtetit shqiptar. Ceremonia e kësaj të marte në Elbasan u zhvillua në ndër të figurave patriotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026