Elbasani në vemendjen e turistëve, historia e gastronomia pikat e forta të turzimit

18 Maj 2024 | 19:06

Tashmë Elbasanin, jo vëtëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme e gjen të mbushur me turistë. Vëtëm gjatë muaj të fundit në Elbasna kanë ndaluar me teper se 2000 turistë, ku edhe pse zakonisht është ndalesë njëditore, turistët shfaqin interes për historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Kalaja, muzeu etnografik, kisha e xhamia në kala janë destinacionet kryesore të vizitorëve.

”Jam nga Gjermania. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më vjen keq nuk flas shumë mirë anglisht”, tha pë Euronews një turist nga Gjermania.

“Ne jëmi nga Kanadaja. Është hera jonë e parë në Shqipëri. Kemi ardhur tre ditë më parë në Tiranë, dhe do të vijojmë drejt Shkupit. Është shumë bukur. Tirana është e bukur, ka vende për t’u parë, më pas bëmë një shëtitje në perëndim të Tiranës në zonën e plazhit dhe ishtë shumë bukur. Sot kemi ndaluar të bëjmë fotografi në kalanë e Elbasanit”, tha një tjetër turist.

“Jemi nga Turqia dhe që kur kemi hyrë në kufi po shijojmë këtë bukuri, lumenjtë, gjelbërimi, Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme. E kemi amanet prej Turqisë të vizitojmë Shqipërinë”, tha një turiste turke.

Një ndër pikat më të forta e turizmit në Elbasan mbetet gastronomia e veçantë. Përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre nëpër Shqipëri, turistët shprehin interes për Muzeun Etnografik i cili pasqyron jetën e një familje qytetare Elbasanase shekuj më parë. Natyra e bukur shqiptare dhe mikpritja janë dy përshtypjet që të huajt marrin me vete teksa largohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026