Eleminimi i Spanjës nga Kupa e Botës, shkarkohet Luis Enrike
Eleminimi nga Kupa e Botës nuk është përtypur lehtë në Spanjë, aty ku njoftohet se Federata e Futbollit ka shkarkuar trajnerin Luis Enrike.
52-vjeçari qëndroi për 4 vite në krye të iberikëve, por duket se tashmë aventura e tij merr fund. Humbja përballë Marokut në penallti ka bërë që të shpërthejnë kritikat ndaj Luis Enrikes, pavarësisht se ky i fundit shprehu dëshirën për të qëndruar.
Në 38 ndeshje që ka drejtuar ‘La Furia Roha’, Enrike regjistron 21 fitore, 11 barazime dhe 7 humbje. Ndërkohë ka bërë shumë ndryshime në skuadër, madje edhe në listën e lojtarëve që udhëton drejt Katarit.
Prej 2008 Enrike nisi karrierën si trajner tek Barcelona B, më pas kaloi tek Roma, Selta Vigo, u rikthye tek Barcelona dhe së fundmi drejtoi kombëtaren e Spanjës. Në botërorin e Katarit, Spanja u cilësua si një ndër skuadrat favorite, kjo pas nisjes me një fitore spektakolare 7-0 ndaj Kosta Rikës.
Në ndeshjen e dytë barazuan me Gjermaninë 1-1 dhe në të tretën u mposhtën nga Japonia. Në fazën me eleminim direkt u përballën me Marokun, aty ku barazuan 0-0 përgjatë 120 minutave, ndërsa në penallti nuk mundën të shënonin asnjë prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së