Eleminohet Spanja, Maroku vazhdon në çerekfinalen e Kupës së Botës
Kombëtarja e Marokut ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në këtë Kampionat Botëror, ku tani ka prekur fazën e çerekfinales së këtij turneu.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Maroku dhe Kombëtarja e Spanjës barazuan me shifrat 0:0, raporton KosovaPress.
Pavarësisht rasteve të shumta që kishin lojtarët e të dy kombëtareve, portierët, Bono i Marokut dhe Simon i Spanjës, mbajtën portat e paprekura.
Situatë e njëjtë nuk ishte edhe në fazën e penalltive, ku Bono i Marokut u tregua më i suksesshëm duke pritur dy penallti, ato të Soler dhe Busquets.
Në anën tjetër, te Maroku penalltitë i shënuan Sabiri, Ziyech dhe Hakimi kurse penalltinë e vetme të cilën e humbi te marokenët ishte Benoun.
Kështu, Maroku eleminoi Spanjën duke e mposhtur në penallti me 3:0.
LEXONI GJITHASHTU:
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor