Festa e çmendur e marokenëve, festojnë dhe përplasen me policinë
Tifozët marokenë duket se këtë Botëror po shkaktojnë probleme kudo ku janë.
Pas fitores së Marokut me Kanadanë dhe kualifikimit, tifozët kanë festuar në mënyrë të çmendur, e madje në Holandë janë përplasur edhe me policinë.
Të paktën gjashtë persona u arrestuan në Hagë, por edhe në qytete të tjera të vendit pati trazira. Të paktën një polic mbeti i plagosur.
Në Belgjikë, ku pak ditë më parë pati incidente të rënda pas fitores së Marokut ndaj Djajve të Kuq, këtë herë pati përplasje minimale dhe atmosfera ishte kryesisht festive.
Disa tifozë krijuan një zinxhir njerëzor për të shmangur konfrontimet e drejtpërdrejta me policinë.
Edhe në Paris atmosfera ishte festive. Pas 36 viteve Maroku është kualifikuar për herë të parë në fazën e parë të grupeve. Skuadra tanimë ka sfidën më të vështirë pasi do të përballet me Spanjën, e cila la shumë dyshime pas humbjes me Japoninë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike