Eliona Kulluri: Në 30 vite kemi bërë hapa mbrapa në rolet gjinore brenda familjes

4 Nëntor 2022 | 20:39

Pedagogia Elion Kulluri thotë se në 30 vitet e fundit, janë bërë hapa mbrapa në raport me rolet gjinore brenda familjes.

Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Kulluri u shpreh se raportet kanë ndryshuar pasi në para viteve 90′, gratë ishin më të angazhuara në punë dhe kishin pak kohë për t’iu përkushtuar familjes.

“Në këto 30 vite mund të kemi bërë edhe hapa mbrapa në raport me rolet gjinore brenda familjes. E them këtë për shkak të faktit që para viteve 90′ ishin më shumë në punë dhe kishin më pak kohë në familje.

Mund të kemi bërë pak mbrapa, e ndihmuar edhe nga ato çka mediat në përgjithësi, përforcojnë rolet e ndara gjinore. Kjo ndodh në mënyrë konsistente”, theksoi ajo.

Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.

Ndërkohë, vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025