Elisa Spiropali: Paga mesatare në Shqipëri është 72 mijë lekë, synojmë ta çojmë 85 mijë
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, thotë se sot paga mesatare në vend është në nivelin 72 mijë lekë të reja dhe se në në një mandat të ardhshëm të Partisë Socialiste, ajo do të shkojë 85 mijë lekë.
Ajo tha se krahasuar me nivelin që ishte para se PS të vinte në pushtet në vitin 2013, ka pasur një rritje të konsiderueshme.
“Paga mesatare në vitin 2013 ishte 58 mijë, sot është 72 mijë. Por kjo nuk mjafton për t’i mbajtur të gjithë. Ne synojmë ta çojmë 85 mijë. Kemi të gjitha mundësitë ta çojmë duke marrë parasysh të gjitha projektimet për rritjen ekonomike”, u shpreh znj. Spiropali.
Pavarësisht këtij pretendimi, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2020, ishte 52.815 lekë.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit