Elon Musk dhe Princ Andrew përmenden në dosjet e reja të Epstein
Elon Musk dhe Princi Andrew janë përmendur në dosjet e reja të publikuara nga demokratët e Kongresit që lidhen me abuzuesin seksual dhe financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein.
Dosjet e dorëzuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, tregojnë se Musk mund të ketë vizituar ishullin privat të Epstein në vitin 2014. Konkretisht, emri i Musk shfaqet në axhendën e Epstein, në një shënim që thotë: “Kujtesë: Elon Musk në ishull, 6 dhjetor (a është ende e vlefshme kjo?)”.
Ndërkohë, një manifest fluturimi nga New Jersey në Florida në maj 2000 përmend edhe Princin Andrew.
Në një shënim thuhet se më 11 maj 2000, faqja zyrtare e Pallatit Buckingham shkruan se Princi Andrew kishte fluturuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve, dhe se ai ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar më 15 maj.
Dosjet përmendin gjithashtu plane paraprake për një mëngjes me themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, në dhjetor 2014. Në vitin 2022, Gates i tha BBC-së se takimi me Jeffrey Epstein kishte qenë një “gabim”.
Ekziston gjithashtu një shënim që i referohet një mëngjesi të planifikuar me Steve Bannon më 17 shkurt 2019-t.
Epstein vdiq nga vetëvrasja në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019-n, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.
Në qershorin e kaluar, Musk pretendoi se Donald Trump ishte përfshirë në dosjet që lidhen me Epstein dhe akuzoi administratën e tij për mbulimin e informacionit në lidhje me marrëdhënien e tij me Epstein.
Përveç Musk dhe Princit Andrew, dosjet e publikuara përmbajnë edhe emrat e figurave të tjera të njohura, përfshirë sipërmarrësin e internetit Peter Thiel dhe Steve Bannon, ish-këshilltar i Donald Trump, më 12 maj 2000.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë