Elon Musk zemëron liderët evropianë, shkak ndërhyrjet e tij në debatet kombëtare
Grindja mes Evropës dhe njeriut më të pasur në botë po nxehet pasi disa liderë evropianë akuzuan Elon Musk për ndërhyrje në debatet kombëtare.
Presidenti francez, kancelarja gjermane dhe kryeministrat britanikë dhe spanjollë kanë denoncuar të gjithë shpërthimet e miliarderit amerikan në rrjetin e tij social X (ish-Twitter).
Pa e përmendur emrin e tij, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Musk për mbështetjen e “një Ndërkombëtare të re Reaksionare”.
“Dhjetë vjet më parë, nëse dikush do të na kishte thënë se pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë do të mbështeste një Ndërkombëtare të re Reaksionare dhe do të ndërhynte drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë Gjermaninë, kush do ta kishte imagjinuar”, tha Macron.
Javët e fundit, Musk ka bërë një sërë deklaratash tronditëse.
Miliarderi dhe miku i ngushtë i Donald Trump e quajti kancelarin gjerman Olaf Scholz “një budalla të paaftë” pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Bosi i Tesla-s sulmoi gjithashtu kryeministrin britanik Keir Starmer për neglizhencë kur ai ishte prokuror në vitet 1990 në lidhje me shfrytëzimin seksual të më shumë se 1500 vajzave të mitura nga burra me origjinë pakistaneze.
Berlini dënoi “deklaratat e çrregullta” të miliarderit dhe Londra denoncoi “ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata”.
Ndërhyrja e Musk në fushatën zgjedhore gjermane tani po merr një tjetër kthesë. Të enjten, ai do të transmetojë drejtpërdrejt në X një intervistë me Alice Weidel, bashkë-presidente e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë, të cilën ai e mbështet hapur.
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet