Emergjencë ndërkombëtare, të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës
Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa janë raportuar më shumë se 390 raste të dyshuara. Lajmi u konfirmua nga kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në përgjigje të situatës, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare.
Sipas raportimeve, të paktën gjashtë shtetas amerikanë janë ekspozuar ndaj virusit gjatë shpërthimit në Republikën Demokratike të Kongos. Një prej tyre dyshohet se ka shfaqur simptoma, ndërsa tre të tjerë konsiderohen si raste me rrezik të lartë ekspozimi. Ende nuk është konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre është infektuar.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po mbështesin evakuimin e sigurt të një numri të vogël qytetarësh amerikanë të prekur drejtpërdrejt nga situata.
Lloji aktual i virusit është i lidhur me variantin Bundibugyo të Ebolës, për të cilin nuk ekzistojnë ende vaksina ose trajtime të miratuara.
Sipas CDC-së, raste janë raportuar edhe në Ugandë, ku janë konfirmuar dy infektime dhe një vdekje, duke ngritur shqetësimet për përhapje rajonale të virusit.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë