Emërohet kryeministri i përkohshëm sirian

10 Dhjetor 2024 | 13:54

Mohamed al Bashir deklaroi gjatë një fjalim televiziv se ai është emëruar si kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane. Ai gjithashtu drejtoi qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët përpara se ofensiva e madhe të përfshinte Damaskun.

Qeveria e Shpëtimit kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib.

Bashir është një ish-inxhinier dhe ka kualifikime të shumta që përfshijnë inxhinieri, ligj dhe planifikim administrativ, sipas The New Arab.

Një CV e publikuar nga Qeveria e Shpëtimit thuhet se ai la punën e tij në vitin 2021 për t’u bashkuar me “rradhët e revolucionarëve në fushën ushtarake”.

Rebelët sirianë nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jawlani deklaruan të dielën (8 dhjetor)  se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026