‘Emigracioni’ në zgjedhjet gjermane, retorika e thelluar pas masakrës në Solingen
Komunitetet e emigrantëve në Gjermani sa vjen e shqetësohen nga rritja e mbështetjes për të djathtën ekstreme, Alternativa për Gjermaninë në prag të zgjedhjeve.
Tre lande, Turingjia, Saksonia dhe Brandenburgu do të mbajnë zgjedhje në shtator dhe sondazhet tregojnë se AfD-ja kryeson.
Partia është e njohur për retorikën e ashpër anti-emigrantë, duke e kthyer emigracionin në një shqetësim kyç për votuesit në lindje të Gjermanisë.
“Mendoj se si e djathta ekstreme, konservatorët dhe forcat populiste autoritare, që po bëhen gjithnjë e më të forta këtu në Turingji, bartin një rrezik të madh. Me pak fjalë, ekziston rreziku se qasja e tyre përbën rrezik për normalizimin, se narrativa e tyre do të përhapet deri në qendër të shoqërisë dhe të bëhet çështje kryesore. Kjo më shqetëson shumë”, tha Doreen Denstaed, ministre e landit të Turingjisë për Emigracionin.
Daniel Egbe mori nënshtetësinë gjermane në 2003-shin, por druhet se kjo nuk do të mjaftojë nëse AfD vjen në pushtet.
“Ne ecim rrugës me frikë. Askush nuk do që partitë e ekstremit të djathtë të vijnë në pushtet, sidomos ato që flasin për emigracionin”, tha Daniel Egbe, themelues i shoqatës anti-diskriminim AMAH.
Debati për emigrantët është ashpërsuar pas sulmit me thikë në qytetin Solingen, për të cilin u arrestua një azilkërkues sirian, që duhet të ishte dëbuar nga vendi vitin e kaluar.
Kancelari Olaf Scholz reagoi ndaj ngjarjes duke premtuar masa më të rrepta dëbimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO