“Emigracioni s’është fushë me lule” – E reja la Kanadanë për të punuar në atdhe
Emigracioni i viteve të fundit, kryesisht i të rinjve është një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Por një rast ndryshe vjen nga Korça. Një vajzë e re, e cila e kishte ëndërr të jetonte dhe studionte jashtë, tashmë është kthyer sërish në atdhe.
Kjo është Elena Demçe, e cila tregon edhe arsyet se përse vendosi të largohej nga Kanadaja.
“Kanadaja është vend shumë i bukur por jo për mua, mendoj se Shqipëria ka shumë gjëra për të dhënë, pikë së pari kam unë shumë gjëra për ti dhënë Shqipërisë, është vend i bukur thjesht të duhen mundësi të cilat fatkeqësisht nuk ekzistojnë në masë të madhe, por mendoj se në qoftë se të rinjtë punojnë në një mënyrë më të zgjuar, Shqipëria shijohet në shumë mënyra dhe nuk është nevoja për të lënë këtë vend të bukur”, thotë ajo.
Edhe pse qëndroi më shumë se 4 vite në Kanada, përshtatja me jetën atje ishte shumë e vështirë për Elenën.
“Kanadaja për mua ishte një vend depresionues, një vend shumë i ftohtë, nuk e gjëja veten në Kanada. Ishte Rutina punë shtëpi, gjë që nuk më pëlqente, kur gjeta mundësi të shpëtoja e rrëmbeva, thashë pse të sakrifikoj nga vetja ime për një jetese minimale kur diku tjetër nëpër botë e sidomos në Shqipëri mund të jetoj ashtu siç dëshiroj. Mua Shqipëria me mbush, me karikon, me karikon në mënyrën energjike, ndihem mirë dhe e lumtur. Jam më e lumtur se ç’kam qenë”, shprehet e reja.
Si një shembull pozitiv për bashkëmoshatarët e saj, Elena thekson se në Shqipëri çdo gjë mund të bëhet, por mungon guximi.
“Kanadaja, Amerika, fushë me lule por që emigracioni është i vështirë, edhe në Europe, njoh emigrantë që janë rikthyer. Mesazhi im është ky, të punojnë në mënyrë më të zgjuar, jo kaq fort, të vendosin trurin e tyre në punë, mundësi ka pafund, por ka frikë. Ky është mesazhi im, mos keni frikë të guxoni dhe merrni iniciativa”, thotë Elena.
Elena është një nga të rinjtë të cilët moto të jetës kanë thënien “guri i rëndë peshon në vend të vet”. Ajo tashmë punon online duke siguruar të ardhura mjaftueshëm për të jetuar në vendlindje.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore