Emigrantët në radhë për tamponin, shumë shtete e ofrojnë falas, Shqipëria 8 500 lekë të reja

4 Janar 2021 | 18:25

Largimi i emigrantëve  nga Shqipëria pas festave ka krijuar radhë në spitalet jopublike të autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e tamponit për Covid -19. Shumica e shteteve pritëse, kërkojnë përgjigjen e analizës për virusin Sars-Cov 2, e cila duhet të jetë kryer jo më vonë se 72 orë përpara paraqitjes tek autoritetet.

Ndonëse një pjesë e shteteve e ofrojnë falas tamponin për Covid-19, në Shqipëri ai kushton 8 500 lekë të reja. Qytetarët thonë se janë të detyruar ta bëjnë, pasi në të kundërt nuk lejohen të udhëtojnë.    

Ndonëse në vendimin e tij për autorizimin e spitaleve private që përmbushnin kushtet për realizimin e tamponit, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se ky shërbim do të ofrohej nga të gjitha spitalet që do të përmbushnin kriteret, qytetarët thonë se njohin vetëm këtë laborator për ofrimin e këtij shërbimi.

Por bërja e detyrueshme e tamponit, ka bërë që disa nga udhëtarët të hasin vështirësi në pikat e kalimit kufitar.

Sa i përket qytetarëve që kanë kaluar në kufi në këto ditë të para të vitit 2021, shifrat janë të larta, ku vetëm në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi janë afro 6500 qytetarë, në Kapshticë afro 6000 qytetarë dhe në Kakavijë afërsisht 1000 qytetarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026