Emigrantët shqiptarë të pashpresë për përfitimin e pensioneve në Itali

18 Nëntor 2021 | 08:10

“Qeveria shqiptare nuk është e interesuar për problemin e pensioneve të shqiptarëve në Itali”. Kështu deklaroi për Euronews Albania Esat Balla, president i Shoqatës “Diaspora 91-19”.

Z. Basha nënvizoi se nuk po bëhet asnjë aksion konkret sepse mungon vullneti i qeverisë shqiptare, e cila i ka një borxh shumë të madh diasporës.

“Ne prej 30 vitesh jemi lënë në harresë. Edhe qeveritë italiane na kanë lënë në harresë”, tha z.Balla, i cili shtoi se qeverive nuk u inteteson që të harxhojnë për të dhënë pensione.

“Nuk ka pasur asnjë përpjeke nga ana e Ministrisë së Diasporës. Kam diskutuar gjatë me z. Majko dhe në fund rezultati ishte zero”, tha ai më tej.

I të njëjtit mendim ishte edhe Giorgio Rublino, sekretar i kësaj shoqate.

“Shqipëria kursen të gjitha pensionet që do u jepte shqiptarëve, të cilët kanë punuar më pak se 15 vjet dhe tani punojnë në Itali. Italia kursen presionet që do të jepej nëse do të bëhet akordi, por mbledh edhe kontributet që derdhin shqiptarët këtu në Itali, që janë të detyruar të punojnë për vjetërsinë e punës”, u shpreh ai.

Ai sqaroi se pavarsisht nga shtetësia, pra edhe nëse ata janë pajisur me pasaportë italiane, vitet e punës në Shqipëri nuk u janë njohur ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022