Emisari amerikan optimist për bisedimet për Ukrainën: Putini dëshiron paqe

23 Mars 2025 | 17:31

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u shpreh optimist më 23 mars para takimit të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe tha se ai beson që presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit trevjeçar.

“E ndiej se ai dëshiron paqe”, tha Witkoff për Fox News.

Delegacioni amerikan pritet që më vonë gjatë së dielës të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite për mundësinë e një armëpushimi të pjesshëm mes Ukrainës dhe Rusisë. Zyrtarët amerikanë dhe rusë më pas të hënën do të takohen, po ashtu, në Arabinë Saudite.

“Mendoj se të hënën në Arabinë Saudite do të shohim përparim të vërtetë, veçmas pasi kjo prek armëpushimin ndaj anijeve të dy shteteve në Detin e Zi. Dhe duke nisur nga kjo, ne do të shkojmë drejt një armëpushimi të plotë”, tha Witkoff.

Javën e kaluar, Putin u pajtua për ndërprerjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës të energjisë së Ukrainës, por nuk pranoi që të mbështeste një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor që presidenti amerikan, Donald Trump, shpresonte që të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme të paqes.

Ukraina e ka pranuar propozimin e Trumpit për armëpushim 30-ditor.

I pyetur lidhur me kritikat perëndimore ndaj Putinit, Witkoff tha se ai beson se ka dy anë të medaljes në çdo situatë dhe minimizoi shqetësimet e aleatëve të Uashingtonit në NATO se Moska mund të inkurajohet nga një marrëveshje dhe të pushtojë fqinj të tjerë.

“Thjesht, nuk shoh se ai dëshiron që ta marrë të gjithë Evropën. Kjo është një situatë shumë ndryshe nga ajo e Luftës së Dytë Botërore”, tha Witkoff.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kthyer në prioritet kryesor përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Konflikti ka vrarë dhe plagosur mbi një milion persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026