Emisioni “Rinvote”, Klajdi Priska: Risi në Shqipëri, synojmë ta kthejmë në traditë
Të premten në mbrëmje në ekranin e Euronews Albania vjen “Rinvote”, emisioni që vë përballë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit teksa u përgjigjen pyetjeve të të rinjve.
Një përballje pikëpamjesh, që ka për qëllim, të japë përgjigje për problemet që shqetësojnë të rinjtë shqiptarë. Përgjegjësi i Politikave në Kongresin Rinor Kombëtar, Klajdi Priska thotë se ky emision është një risi në kulturën e demokracisë shqiptare, dhe kjo qasje shton ai është pritur mirë nga opinioni publik.
“Impakti ka qenë pozitiv, kemi marrë komete nga kolegë, miq dhe shumë të rinjtë që e kanë ndjekur këtë tur emisionesh apo serish, të cilat kanë ndikuar në diskursin politik në Shqipëri, është diçka që nuk është parë më parë për të krijuar një ballafaqim ideve përmes debatit. Një risi në Shqipëri dhe nuk është parë në kulturën demokratike të Shqipërisë, duke e bërë këtë gjë me përfshirjen e të rinjve”, tha ai.
Gjatë intervistës me gazetaren Loneta Progni, z. Priska thekson se ky emision synon të kthejë në traditë përballjen dhe diskutimin publik mes partive politike.
“Është një risi, që dy palë politike në Shqipëri, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, në këtë rast kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit janë përballur me dy të rinj. Kjo është padyshim risi, është diçka e re për kulturën demokratike ende të freskët të Shqipërisë dhe do të shërbejë për të konsoliduar këtë rol edhe me shumë shpresë për ta kthyer në traditë diskutimin dhe ballafaqimin e partive politike dhe për të përfshirë edhe të rinjtë në këto diskutime”, shtoi ai.
Mes tjerash, përgjegjësi i Politikave në Kongresin Rinor Kombëtar paralajmëroi se po punohet, që përballë pyetjeve të të rinjve të ketë kandidatë, të cilat vijnë nga radhët e partive jo-kryesore të Shqipërisë.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta