EMRAT/ Arrestohen në Tiranë 4 persona në kërkim, për çfarë akuzohen

13 Dhjetor 2025 | 09:01

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, u arrestuan shtetasit Jetmir Pepaj, Adion Kuka, Alban Hajdini dhe Genti Hoxha.

“Efektivët e Komisariatit Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin Jetmir Pepaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin Adion Kuka, 36 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4 kapën shtetasin G. H., 41 vjeç. Nga dënimi me 5 vjet burgim, i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale”, njofton Policia e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026